18 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 22 aktakuza kundër 24 personave

Prishtinë, 13 Janar - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy aktakuza, kundër njëzetekatër personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)