29 Mars 2024

Gjatë 24 orëve prokuroritë kanë ngritur 55 aktakuza, kundër 67 personave

Prishtinë, 10 dhjetor - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë aktakuza, kundër gjashtëdhjeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, për 48 orë, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë personave dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër dhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre persona dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)