18 Prill 2024

Gjashtë vjet burgim ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë

Ferizaj, 8 qershor - Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 8 qershor 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.H i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohen se kanë kryer tentativën e veprës penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i pandehuri F.H për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri P.H dhe i pandehuri K.I i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së .

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin F.H, për veprën penale tentativë e veprës vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e tetë (8) muaj dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, Konform nenit 71 të KPRK-së të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet.

Të pandehurin P.H për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet.

Të pandehurin K.O për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj.

I pandehuri F.H akuzohet së në shtator të vitit  2017, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion në mes të të akuzuarit dhe të dëmtuarit P.B, kishin vazhduar me veturat e tyre nëpër magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ishin ndalur në oborrin e një autosalloni, kanë dal nga veturat dhe fillon një fjalosje në mes të të akuzuarit dhe P.B, me ç’rast i akuzuari F ka shtënë dy herë nga revolja e tij, në drejtim të tokës, pastaj me automjetin e tij kyçet në magjistralen Prishtinë – Shkup dhe pas 50-60 metrash kthehet përsëri në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur përball një autosalloni, ku përskaj rrugës ishin duke qëndruar të dëmtuarit A dhe P.B, T.B dhe A.A, i akuzuari F.T me dashje eventuale ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit A dhe P.B në atë mënyrë që nga dritarja e automjetit të tij që ishte në lëvizje me revole shkrep disa herë në drejtim të të dëmtuarve, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë,

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)