25 Prill 2024

Gashi e Minxhozi bisedojn për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet, në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon e pikën e kalimit të kufirit në Shishtaveq në komunën e Drgashit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)