21 Janar 2022

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” e rëndësishme për Kosovën

Prishtinë, 3 dhjetor – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu ka bashkuar sot shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.  

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mesazhin e tij për ketë fushatë, ka theksuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)