23 Prill 2024

FSK parakaloi në përvjetorin e 11-të të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt - Sot në përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin „Skënderbeu“  parakaluan kuadratet e Ushtrisë së Kosovës para mijërave qytetarëve dhe udhëheqësve shtetëror. 

 

Ceremonia solemne e manifestimit filloi me intonimin e Himnit të Kosovës nga Orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

 

Në manifestimin qendror merrnin pjesë udhëheqësit shtetërorë të Kosovës; presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministri i Republikës Shqipërisë Edi Rama, ambasadori i SHBA-ve, Fhilip Kosnnet, vëllai i Komandanti legjendar Rifat Jashari, ministra dhe mysafirë të shumtë, ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike. 

 

Në kuadër të ceremonisë shtetërore ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zyrtarë të lartë të ministrisë, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së. 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij, në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë, pos tjerash tha se FSK-ja është krenaria e Kosovës.

 

  „Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik“ tha pos tjerash Presidenti Thaçi. 

 

Pas fjalës së presidentit, komandanti i parakalimit gjeneral brigade Enver Cikaqi, raportoi para presidentit Hashim Thaçi, për gatishmërinë e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për parakalim.   

       

Kuadratet e FSK-së, parakaluan duke filluar nga Togu Ceremonial, Batalioni i Parë i BRSH-së,  Batalioni i Dytë i BRSH-së dhe Batalioni i Tretë i BRSH-së, Brigada e Mbështetjes Operacionale, Regjimenti i Mbrojtjes Civile, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendra për Studime Universitare dhe Orkestra Frymore e FSK-së. 

 

Kuadratet e FSK-së, gjatë parakalimit u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga qytetarët e pranishëm në sheshin Skënderbeu. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)