29 Mars 2024

FSK në operacion kërkim - shpëtimi në Gurbardh të Malishevës

Prishtinë, 27 qershor - Ekipet e Kërkim- Shpëtimit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës dje filluan operacionin e kërkimit të një personi me inicialet M.B nga fshati Gurbardh, kuvendi komunal i Malishevës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në operacion kërkimi në rajonin e Malishevës me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së bërë nga Kuvendi Komunal i Malishevës.

Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë.

Operacioni i kërkimit është në vlugun e tij dhe se FSK do të vazhdoj kërkimet më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)