28 Mars 2024

FSK-ja pjesë e ushtrimit "Albanian Effort 19”

Prishtinë, 9 shtator - Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një Togë të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar  ushtrimit "Albanin Effort19”, i cili po realizohet në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë.

 Në  këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete: Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të  vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)