25 Prill 2024

FSK-ja është emblemë e identitetit të shtetësisë së Kosovës

Prishtinë, 27 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Anton Quni vizitoi kazermën “Adem Jashari”, ku u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, bashkë me eprorë dhe ushtarë.

Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se FSK-ja është emblema e identitetit të shtetësisë së Kosovës, është shenja dalluese e modernitetit dhe e së ardhmes euroatlantike të Republikës sonë.

Ai nënvizoi se qytetarët me të drejtë e vlerësojnë FSK-në si institucionin më të besueshëm në vend dhe nënvizoi se ky është rezultat i politikave të duhura të Ministrisë së Mbrojtjes, udhëheqjes së mirë të eprorëve dhe punës e përkushtimit profesional të secilit pjesëtar të saj.

Kryeministri Hoti tha se pjesëtarët e FSK-së e kanë dhënë me sukses provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë aktive edhe në përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19.

Për rritën dhe perfeksionimin e FSK-së, Kryeministri Hoti falënderoi edhe vendet mike, anëtare të NATO-s, kontributin e të cilave e vlerësoi  maksimalisht.

Kryeministri Hoti theksoi se Ushtria e Republikës së Kosovës do të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike, do të zhvillohet e do të forcohet sipas standardeve dhe kritereve të kësaj aleance, në mënyrë që edhe djemtë dhe vashat tona të jenë pjesë aktive e misioneve paqësore kudo në botë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)