28 Mars 2024

FSK-ja e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

Prishtinë, 29 nëntor - Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri.

 Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim.

Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban; tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)