20 Prill 2024

FSK filloi realizimin e projektit humanitar në fshatin Gjurgjevik të Madh

Klinë, 16 tetor - Ministri FSK-së, Rrustem Berisha: Mbështetja e FSK-së në këtë projekt për banorët e Gjurgjevikut është dëshmia më e mirë se FSK-ja është e të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Sot, në fshatin Gjurgjevik i Madh, Komuna e Klinës, FSK-ja filloi realizimin e projektit humanitar për zgjerimin dhe rrafshimin e rrugës Gjurgjevik i Madh-Dobërdol në gjatësi prej 4 kilometrash. Me rastin e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe përfaqësues të tjerë të komunës së Klinës dhe të fshatit Gjurgjevik.

 Me një fjalë rasti, fillimin e realizimit të projektit humanitar, e përshëndeti ministri i FSK-së  Rrustem Berisha, i cili veç të tjerash tha: „Ne, si Forcë e Sigurisë së Kosovës po dëshmojmë çdo herë se jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Edhe  ndërtimi i kësaj rruge sot, e cila do t’ua lehtësojë lëvizjen banorëve të kësaj ane,  në bashkëpunim  me  Komunën e Klinës dhe Ministrinë e Infrastrukturës, është dëshmia më e mirë se jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, -përfundoi fjalën e tij ministri Berisha.

 Ndërsa, ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, duke falënderuar FSK-në për realizimin e këtij projekti me rëndësi për banorët e kësaj ane, u shpreh:  „ Mbështetja e  FSK-së, e cila së shpejti do të shndërrohet në ushtri të vendit, po e dëshmon se është në shërbim të të gjithë qytetarëve edhe për nevoja të tjera, krahas ofrimit të sigurisë në territorin e Kosovës”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj falënderoi ministrin Berisha dhe ministrin Lekaj për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhënë komunave në tërë vendin, e në këtë rast  edhe Komunës së Klinës.

Në fund, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) gjeneral brigade Naim Haziri, i përgëzojë pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së, duke ju uruar punë të mbarë dhe të palodhshme në ndërtimin e kësaj rruge.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)