25 Prill 2024

FSK evakuon nxënës nga Prevalla

Prishtinë, 21 janar - Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas  vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles.

Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri  në Gjakovë.

Grupi i  nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar  pjesëtarët e  Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)