25 Prill 2024

FSK e gatshme për transformimin në Forca të Armatosura

Prishtinë, 7 shkurt -Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala,  raportoi sot komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2017.

Fillimisht gjenerallejtënant Rama duke prezantuar këtë raport të vitit paraprak, sqaroi në detaje aktivitetet që FSK-ja ka pasur përgjatë vitit 2017, duke përmendur mes tjerash edhe pjesëmarrjen e tyre gjatë vërshimeve në Shqipëri. Tutje, ai foli edhe për bashkëpunimin e FSK-së me ndërkombëtarët dhe për marrëveshjet e tyre bilaterale.

Po ashtu, gjenerallejtënant Rama foli edhe për projektet tjera humanitare, për donacionet për FSK-në, rekrutimin e komuniteteve jo shumicë në FSK, si dhe për sfidat me të cilat FSK-ja  është ballafaquar më 2017.

Duke u përgjigjur në çështjet që u ngritën nga anëtarë të Komisionit, komandanti i FSK-së sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura theksoi se janë të gatshëm të kryejnë detyrat dhe obligimin e tyre ligjor.

“Qëllimi kryesor yni është që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe t’iu ofrojmë atyre siguri”, theksoi Rama, duke shtuar se FSK-ja është e gatshme në çdo kohë për transformim të FSK-së në Forca të Armatosura, kurdo që të merret vendimi politik. Anëtarë të Komisionit gjatë diskutimit të tyre FSK-në e vlerësuan si institucionin më kredibil dhe më të besueshëm.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)