28 Mars 2024

FSK do ta vazhdojë rritjen e besimit të qytetarët

Prishtinë, 12 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës  së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha. 

Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Haradinaj dhe ministri Berisha parakaluan para Njësisë Ceremoniale të FSK-së.

Fillimisht, ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj vazhduan takimin e  përbashkët, në të cilën ishin të pranishëm; zëvendësministrat e FSK-së, Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, gjeneralët e FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK, si dhe stafi  i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj, për vizitën, e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Ndërsa, nënkoloneli Haki Hoti, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, para kryeministrit dhe stafit të lartë të MFSK-së, prezantoi të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj,  falënderoi ministrin Berisha për pritjen dhe njëherësh e  përgëzoi për të arriturat e Ministrisë dhe të  Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 Pas takimit të përbashkët, në paraqitjen para mediave, Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se FSK është institucionin ku suksesi më i madh është besimi i qytetarëve të vendit në FSK –në dhe ky besim duhet të lakmohet nga të gjitha institucionet e vendit.

Por, kjo shkallë e lartë e besimit sipas tij ka një sekret, pse ekziston ky besim, është një besnikëri në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të  Forcës, besnikëri në misionin që ata kanë me i shërbye atdheut dhe qytetarëve dhe po ashtu është një besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, "aleatëve që mund t’iu them dhe konfirmoj se ma shumë se kurrë janë sot në Kosovë dhe në FSK me perspektiven e Kosovës për, për t’i dhënë mandatin Kushtetues Ushtrisë së Kosovës."

"Përcaktimi i ynë drejt NATO-s është përcaktim legjitim dhe u dedikohet  të gjithë qytetarëve si dhe është në përputhje të plotë me të  gjitha komunitetet  dhe  qytetarët e Kosovës dhe serbëve të Kosovës po ashtu. Jam i bindur që FSK-ja do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe të serbëve  të Kosovës." 

Ndërsa, ministri i MFSK-së, Berisha, tha se "Haradinajn e njoftuam për së afërmi  me të arriturat e FSK-së, aktivitetet dhe proceset të cilat i kemi kaluar deri tani si dhe procesin e transformimin e FSK-së në  Forca të Armatosura, gjithashtu e njoftuam se ku kemi qenë, ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen. Me këtë rast falënderoj kryeministrin Haradinaj edhe për vendimet e marra politike  në emërimin e dy zëvendësministrave politikë  të cilët që nga sot punojnë në MFSK.

 Në fund ministri i FSK-së, z. Berisha tha se nga kryeministri morëm shumë obligime dhe detyra duke e ditur se bashkërisht me stafin e FSK-së do t’i realizojmë të gjitha këto”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)