23 Prill 2024

FSK angazhohet në shuarjen e zjarreve në Skenderaj dhe Prishtinë

Prishtinë, 3 prill - Në Kosovë, për  shkak të  thatësisë dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, janë shpeshtuar ndezjet e pyjeve.

Ekipet zjarrfikëse të Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK), dje dhe sot janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lokale për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Rakinicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komuna e Prishtinës.

  Në  këto operacione është angazhuar Njësia e Task Forcës e FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët që nga dita e djeshme kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve.

 Ndërkaq, sot operacioni për shuarjen e zjarreve po vazhdon në fshatrat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll.  

   Andaj FSK bën apel te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat sepse në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)