29 Mars 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot transformohet në Ushtri

Prishtinë, 14 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mblidhet në një seancë te re në të cilën pritet që të votohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ushtria e Kosovës pritet te formohet pasi Kuvendi do te miratojë në shqyrtim të dytë pakon e projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës po përkrahet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania.

 Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka cilësuar si ditë historike për Kosovën votimin e pakove ligjore që i jep mandatin mbrojtës FSK-së.

“Seanca e nesërme e Kuvnedit dhe ceremonia e FSK-së, duhet të jenë ngjarje për reflektim dhe ridedikim për paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe palët që të fokusojnë energjinë në dialog”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.

Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se vendi i tij mbështetë krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu edhe Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, ka thënë në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.

"Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nuk e vë në pikëpyetje të drejtën parimore të Kosovës për forca të rregullta", ka theksuar Annen.

Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë më emrin e njëjtë, pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë të armatosur lehtë.

Krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth mijë trupa, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)