29 Mars 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Prishtinë, 15 dhjetor - Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë ës Kosovës, së bashku me ekipet mbështetëse për komunikim, ekipin mjekësor, ekipin e Policisë së Forcës si dhe ekipin e specialistëve për ndërtim, ditë më parë u dislokuan në Republikën e Shqipërisë për t’iu  dalë  në ndihmë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Pas dislokimit në Shqipëri, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcat e Xhenios të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë filluar me punë konkrete në terren. 

Pjesëtarët e FSK-së gjatë qëndrimit atje kanë kryer një numër të madh të aktiviteteve si: transportimin e urës lëvizëse metalike 52 metra të gjatë, të cilën e kanë shkarkuar në Batalionin e Xhenios së FARSH-së.

Së bashku me specialistë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë bërë vlerësimin e terrenit;  rikonicionin e tetë (8) urave të dëmtuara nga përmbytjet e fundit në rajone të ndryshme të Shqipërisë; kanë identifikuar lokacionin në rajonin e Korçës mbi lumin Devoll, ku kanë vendosur urën e  FSK-së në gjatësi prej 52 metrash.

Po ashtu pjesëtarët e FSK-së  kanë ndihmuar xhenierët e Ushtrisë së Shqipërisë në vendosjen e një ure në Dropull të Gjirokastrës.

Ekipet e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë ndihmuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në rajone të ndryshme të Shqipërisë, pas vërshimeve të mëdha që ndodhen atje. 

FSK-ja në rast nevoje është e gatshme që t’u përgjigjet, qoftë me personel, qoftë me pajisje teknike,  kërkesave shtesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)