16 Shtator 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet

Prishtinë, 18 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një takim me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s për Evropë (SACEUR), Gjeneralin Tod D. Wolters, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjërë.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar gjeneralin Wolters për të arriturat e institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të sigurisë, duke theksuar orientimin properëndimor dhe euroatlantik të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar gjeneralin Wolters dhe NATO-n për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset dhe për misionin e tyre në krijimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme në avancimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është e rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multientike dhe profesionale po avancohet sipas standardeve të NATO-s si ofruese e sigurisë në vend e rajon”, tha kryeministri Haradinaj duke theksuar se Kosova në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri - Atlantik është konsistente dhe e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga ShBA-ja dhe NATO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019

- Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)