16 Prill 2024

“Flaka e Janarit 2021” sivjet i dedikohet heroit Kadri Zeka

Gjilan, 11 janar - Me homazhe te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe me vizitën në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot në Gjilan, ka nisur rrugëtimin e tij manifestimi kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2021”, që sivjet mbahet për të 30-tën here me radhë. 

Edicioni i sivjetëm i “Flaka 2021” që si manifestim mbahet në nderim e kujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, nëpër të gjitha periudhat kohore, i dedikohet heroit Kadri Zeka. 

Në hapje të manifestimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i  shoqëruar nga delegacioni komunal, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, në qendër të qytetit.

Më pas, delegacioni komunal, i prirë nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresë Kurteshi – Emini ka vizituar kazermën e FSK-së në Gjilan, ku në emër të kryetarit të Komunës, ajo ka përgëzuar FSK-në për angazhimin e saj në përmbushje të misionit si ushtri e Kosovës.

Kurteshi Emini tha se sot në këtë ditë të shënuar, në këtë institucion të rëndësishëm kanë biseduar edhe për angazhimet që ka FSK-ja ka në kryerjen e detyrave të parapara, edhe në mbrojte të shtetit tonë.

Ajo ka falënderuar po ashtu edhe familjet e dëshmorëve që ishin bashkë me ta në vizitë këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit.

Kurteshi – Emini tha se sot po ashtu shënohet edhe 37-vjetori i rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, veprimtarë këta të çështjes kombëtare që dhanë kontribut meritor për çlirimin e vendit  dhe për lirinë që po e gëzojmë sot.

Ajo shtoi se “Flaka e Janarit” është një manifestim që ka për qëllim t’i nderojë heronjtë, dëshmorët, veprimtarët tanë që nga koha  e lavdishme e Skënderbeut e deri te historia më e re e Kosovës.

Kurteshi - Emini tha se do të ketë aktivitete të ngjeshura përgjatë periudhës sa zgjatë ky manifestim, i cili për shkak të pandemisë, do të zhvillohet në përputhje me rregullat e parapara, aq sa do të lejojnë kushtet për praninë qytetare, porse organizatori, në këtë rast DKRS-ja sigurisht se do të ofrojë edhe transmetime direkte të aktiviteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)