19 Prill 2024

Fillon shënimi Javës për Personat e Pagjetur

Prishtinë, 23 prill - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, organizojnë shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’ në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës”.

Nga sot do të fillojnë aktivitet me vendosjen e luleve të Përmendorja dedikuar personave të zhdukur përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 17 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur.

Familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare akoma vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)