25 Prill 2024

Fillon konferenca vjetore e sigurisë në Munich

Munich, 16 shkurt - Sot në Munich të Gjermanisë fillon konferenca Vjetore e Sigurisë Organizatorët e ngjarjes triditore shprehen se takimi do të përqëndrohet në të ardhmen e BE-së dhe në marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe Rusinë.

Në të do të diskutohen politikat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Një sërë udhëheqësish nga fuqitë e mëdha marrin pjesë në këtë Konferencë, përfshirë sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, kryeministren britanike Theresa May, sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Gjermania do të dërgojë një delegacion të përkohshëm të qeverisë, duke përfshirë mbi 30 ligjbërës nga parlamenti, për shkak të negociatave të vazhdueshme të koalicionit në Berlin.

Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca planifikojnë të takohen në kuadër të konferencës për të folur mbi konfliktin në Ukrainën lindore.

Konferenca, e mbajtur çdo vit në qytetin jugor gjerman të Mynihut, ka një histori prej më shumë se 50 vjetësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)