19 Prill 2024

Fillon Java për të drejtat e viktimave të krimit

Prishtinë, 30 tetor - Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se sot për herën e tetë me radhë do të mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila organizohet nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit.
 
Në këtë ceremoni më fjalë rasti do të paraqiten Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, Kryetar i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Basri Kastrati.

Një nder temat që do të diskutohen është kompensimi i viktimave dhe roli i Komisionit në kompensimin e viktimave të krimit, roli  i Mbrojtësit të viktimave  në realizimin e të drejtës për kompensim, viktimat e dhunës dhe trajtimi i tyre në procesin penal, praktikat e SHBA në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)