28 Mars 2024

Fillon fushata për vetëdijesimin dhe Informimin për Profesionet e Lira Ligjore

Prishtinë, 26 mars - Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE ‘Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve’  do të organizojë Hapjen e Fushatës për Rritjen e Vetëdijesimit dhe Informimit për Ministrinë e Drejtësisë, Departamentin e saj për Profesionet e Lira Ligjore dhe avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL).

Qëllimi i hapjes së fushatës është që qytetarët, bizneset, studentët dhe akterët e tjerë në sektorin e drejtësisë të jenë më të vetëdijshëm për kompetencat dhe rëndësinë e secilit Profesion të Lirë Ligjor dhe të MD-së  për përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen efikasitetin e gjyqësorit në Kosovë.

Fjalë në këtë aktivitet do të mbajë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, kryetar i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, Kryetarja e Odës së Noterëve, Arbena Shehu, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, Ndërmjetësuesi, Faton Morina, si dhe kryetari i Odës së Administratorëve Falimentues, Flamur Keqa.

Gjatë hapjes së fushatës do të promovohen roli dhe rëndësia e departamentit të PLL-ve të MD-së dhe të profesioneve të avokatëve, noterëve, përmbaruesve privat, ndërmjetësuesve dhe administratorëve të falimentimit (PLL), si dhe do të behet prezantimi dhe promovimi i Odës së sapo themeluar të Administratorëve të Falimentimit. Përfaqësues të shumtë të sektorit të drejtësisë, sektorit të OJQ-ve, profesionistëve ligjorë, studentë dhe të tjerë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Fushata, e cila do të nisë zyrtarisht me këtë ngjarje, do të përdorë një qasje gjithëpërfshirëse dhe do të përbëhet nga elementë të shumtë.

Kjo qasje do të bëjë të mundur adresimin e spektrit të gjerë dhe të larmishëm të publikut dhe grupeve të tjera të synuara dhe t'u japë atyre mesazhin në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe në dritën e procesit të rëndësishëm në vazhdim të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë, një sektor që përfshin PLL-të si një pjesë thelbësore.

Jeta e përditshme e qytetarëve dhe njerëzve në sektorin e biznesit shpesh lidhet me nevojën për të përdorur shërbimet e një ose më shumë PLL-ve, pothuajse të gjitha (përveç avokatëve) janë të reja për Kosovën.

Prandaj, grupet e synuara duhet të informohen më mirë dhe të vetëdijesohen për rastet kur ata do të kërkonin ndihmë nga avokati, noteri, ndërmjetësuesi ose gjykata, përmbaruesi privat ose administratori i falimentimit. Shumica e këtyre profesioneve ushtrohen në interes publik, prandaj është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se po monitorohen dhe se po bëhen përpjekje për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Në të njëjtën kohë, studentët dhe juristët e sapo diplomuar që kërkojnë përmbushjen profesionale gjithashtu kanë nevojë për më shumë informacion dhe një nocion më të mirë të rolit dhe rëndësisë së secilit prej PLL-ve.

Kjo ngjarje dhe fushata në tërësi ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të nxitur interesin e këtyre grupeve të synuara për t'u angazhuar në një nga PLL-të në perspektivën afatgjate.

Për më tepër, kjo ngjarje dhe fushata janë gjithashtu të rëndësishme për palët e tjera të interesit në sektorin e drejtësisë, në mënyrë që të përmirësojnë ndërveprimet e tyre me PLL-të, duke zvogëluar kështu barrën e gjykatave dhe prokurorive, për shembull duke pasur më shumë raste të ndërmjetësimit të mbyllura me një marrëveshje të qëndrueshme dhe efektive, dokumente noteriale dhe dokumente të përmbaruesve privat, nëpërmjet procedurave efikase të falimentimit dhe punës efektive të avokatëve në ofrimin e shërbimeve ligjore dhe përfaqësimin e palëve para gjykatës.

Përveç kësaj, roli i Departamentit të PLL-ve përballë këtyre profesioneve është veçanërisht i rëndësishëm dhe duhet të ngritet ndërgjegjësimi i akterëve të tjerë në sektorin e drejtësisë për këtë fakt.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)