28 Mars 2024

Fillon evakuimi i shtetasve të Kosovës nga Egjipti

Prishtinë, 3 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se po e ndjek me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të fundit në Egjipt dhe udhëzon qytetarët e Kosovës me qëndrim në Egjipt  që të kthehen në vend. 

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t’i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës.

Mënyra më e drejtpërdrejtë sipas MPJ-së është që qytetarët e interesuar të kontaktojnë me ambasadën e Republikës së Turqisë në Kairo dhe me ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara. Adresa elektronike e ambasadës së Kosovës në Ankara është:  [email protected].

Aranzhimet sipas MPJ-së janë realizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara sipas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me angazhimin e drejtpërdrejtë të Ambasadorit Bekim Sejdiu, po punohet për evakuimin e shtetasve tashmë të paraqitur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nëpërmjet Ambasadës së Turqisë në Kairo ka shprehur gatishmërinë të marrë përsipër pritjen dhe dërgimin për në Turqi të shtetasve të Kosovës që gjenden në Egjipt dhe paraqitjen në këtë ambasadë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës udhëzon qytetarët e Kosovës me qëndrim në Egjipt  që të kthehen në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)