28 Mars 2024

FDH prezanton raportin mbi monitorimin e gjykimeve të luftës në Kosovë

 Prishtinë, 29 mars - Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët ku do  të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin në Kosovë.

Ky është raporti i tetë vjetor i publikuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Civil Right  Defenders.

FDH Kosovë vazhdon të mbetet organizata e vetme që monitoron në mënyrë sistematike  gjykimet e këtij profili.

Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë po sot vazhdon edhe ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj FDH sot mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Me datë 29 mars 1999 në fshatin e Belegut, policia dhe ushtria serbe i mblodhën banorët e fshatit në një vend dhe i keqtrajtuan. Aty mbetën të vrarë 5 persona ndërsa për fatin e 22 personave të tjerë as sot nuk dihet asgjë.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)