18 Prill 2024

EULEX shënoi Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore

Prishtinë, 9 maj - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) si shprehje e unitetit dhe solidaritetit mes popujve të Evropës.

Gjatë kësaj ceremonie u luajt himni evropian “Ode to Joy” teksa zyrtarët policorë të EULEX-it e ngritën flamurin e BE-së. Festimi i Ditës së Evropës u përmbyll me një paradë të zyrtarëve policorë polakë të NJPS-së së EULEX-it dhe xhandarmëve portugez dhe francezë nga NJPSR e EULEX-it përpara Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog, Shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.

Shënimi i Ditës së Evropës këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë, pasi paqja dhe siguria në Evropë është sfiduar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila mund të ndikojë gjithashtu në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, EULEX-i ndodhet në Kosovë në emër të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij për të ofruar një nivel sigurie shtesë dhe për t’i siguruar partnerët kosovarë të tij që BE-ja është tejet e interesuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)