20 Prill 2024

EULEX-i ngre padi kundër Sabit Gecit dhe Riza Alisë

Prishtinë, 8 janar - Prokurorët evropianë kanë ngritur padi për krime lufte kundër dy ish-udhëheqësve të UÇK-së për periudhën e konfliktit 1998-99.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP të akuzuarit janë Sabit Geci dhe Riza Alia. Akuzat janë për "krime lufte kundër popullatës civile", të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri.

Aktakuza u ngrit prej prokurorit amerikan në EULEX Robert L. Dean. Kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan ishin qendra "logjistike, stërvitore dhe furnizimi", por dy të akuzuarit i kanë përdorur ato për të "mbajtur civilë dhe persona, që nuk merrnin pjesë në luftë", thuhet në aktakuzë.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi ndaj Gecit dhe Aliajt, të arrestuar në maj dhe në qershor të vitit të kaluar.

Akuza në fjalë vjen në një moment kur Kosova po përballet me raportin e Dick Marty, i cili akuzon lidershipin e UCK-së për trafik organesh njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)