20 Prill 2024

EULEX i gatshëm për e mbështetjen e institucioneve të sistemit prokurorial

Prishtinë, 20 shkurt – Shprehja e gatishmërisë së lartë për bashkëpunim në proceset e përbashkëta mes Këshillit Prokurorial dhe EULEX-it për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për çështjet që ndërlidhen me rëndësinë e monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave dhe përpjekjeve që janë aktuale për sistemin prokurorial, ishin në fokus të diskutimeve në takimin e parë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, pas marrjes së detyrës nga ana e këtij të fundit.

Në këtë kontekst, duke uruar atë për detyrën e re dhe duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në kuadër të kompetencave të ndërsjella, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Hyseni, ka njoftuar Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Wigemark, për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me zbatimin e prioriteteve strategjike dhe rritjes së efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit prokurorial.

Gjithashtu edhe Shefi i ri i EULEX-it ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit që drejton për ofrimin e mbështetjes për institucionet e sistemit prokurorial përmes rolit të monitorimit dhe këshillimit në rrugëtimin e tyre drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)