29 Mars 2024

EULEX do të përkrahë institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Ministrisë i Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, ministri Gashi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.


Ministri Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj.


Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou, vlerësoi  gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)