25 Prill 2024

EULEX, aktakuzë për një rast madhor të krimit të organizuar

Prishtinë, 29 dhjetor - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit - EULEX ka bërë të ditur se më 23 dhjetor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ngriti një padi kundër tre personave.

Të akuzuarit sipas njoftimit te EULEX-it, ngarkohen me vepra të trafikimit të drogës dhe krim të organizuar.

Rasti rrjedh nga një hetim i madh i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, iniciuar në fund të vitit 2008 e nën udhëheqjen e prokurorit special të EULEX-it nga PSRK-ja.

"Për shkak të natyrës ndërkufitare të këtij grupi të organizuar kriminal, hetimet janë kryer në bashkëpunim me policitë dhe prokuroritë homologe nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Dy nga të akuzuarit u arrestuan në Kosovë më 27 maj 2010, ndërsa i treti më 4 dhjetor 2010, në pajtim me urdhër-arrestin e lëshuar nga një gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it. Më vonë, faza e procedurës paraprake e gjykimit ju ka deleguar gjyqësisë vendore. Të gjithë personat janë në paraburgim dhe në pritje të procedurave të mëtejshme.

Më 24 Dhjetor një panel i përbërë nga tre gjyqtar të Kosovës urdhëroi vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për të tre të akuzuarit.

Seanca e konfirmimit të aktakuzës është parashikuar të mbahet në fillim të vitit 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)