18 Prill 2024

Eshtrat e heroit Ilir Konushevci nga nëntori do të prehen në Prishtinë

Prishtinë, 4 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Halit Konushevcin, babain e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.

Kryeministri Haradinaj tha se në nëntor të këtij viti që përkon me festën e flamurit do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në pajtim dhe me vullnetin e familjes.

Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)