18 Prill 2024

Ekspertët nga BE-ja vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Gjilan, 25 tetor - Ekspertët nga Bashkimi Evropian, Monica Supertino – prokurore nga Italia dhe Marc Brisset Foucault – prokuror nga Franca, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së, "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë".

Qëllimi i kësaj vizite ishte rreth informimit të komunikimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ministrinë e Drejtësisë dhe Institucionet e tjera.

Në këtë takim, Kryeprokurori Jetish Maloku, i njoftoi të pranishmit rreth bashkëpunimit të prokurorisë me institucionet e drejtësisë, duke theksuar se me këto institucione zhvillohen takime të rregullta, me qëllim të rritjes së efikasistetit dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe të arriturat në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se duhet kontribuar edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit.

Ekspertët e BE-së, e vlerësuan punën e prokurorisë, duke premtuar mbështetje përmes projekteve të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)