29 Mars 2024

Ekipi i Kombeve të Bashkuara lanson rrjetin lokal të migracionit në Kosovë

Prishtinë, 18 dhjetor - Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve, më 18 Dhjetor, këtë vit Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë lansoi Rrjetin Lokal të Migracionit të Kombeve të Bashkuara (UNMN) duke siguruar mbështetjen e koordinuar të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ndaj autoriteteve te Kosovës në arritjen e objektivave të Rrjetit Global për Migracion (GCM) dhe zbatimin e politikave përkatëse.
 
Dita Ndërkombëtare e Migrantëve është rasti kur riafirmojmë se migrimi është një forcë shtytëse për përparimin dhe zhvillimin jo vetëm për ata që janë në lëvizje, por edhe për vendet dërguese dhe ato të origjinës.

Si rezultat, Rrjeti i Kombeve të Bashkuara për Migracion u krijua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të siguruar mbështetjen e koordinuar të sistemit të Kombeve të Bashkuara për shtetet në zbatimin e Rrjetit Global për Migracion.

Fillimi i këtij Rrjeti në Kosovë do të mobilizojë veprimet e renduara dhe bashkëpunuese për fushën e migracionit si dhe angazhimin me partnerët e jashtëm.

“IOM i gëzohet krijimit të Rrjetit vendor të Migracionit të Kombeve të Bashkuara, iniciativë kjo që sigurisht që do të përmirësojë bashkëpunimin e Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe do të kontribuojë në përpjekjet e autoriteteve të Kosovës në zbatimin e politikave të migracionit në përputhje me standardet ndërkombëtare.''

''Bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjithë partnerëve në këtë drejtim do të luajë një rol thelbësor në mënyrë që migracioni të ketë ndikim dobiprurës për të gjithë,” theksoi Anna Rostocka, Udhëheqësja e Misionit të IOM-it në Kosovë.

Rrjeti i Migracionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përbëhet nga ata anëtarë të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që dëshirojnë të jenë pjesë e tij dhe për të cilët migrimi mbetet i rëndësishëm për mandatin e tyre. R

rjeti gjithashtu do të veprojë si një burim idesh, mjetesh, të dhënash dhe informacionesh të besueshme, analiza dhe udhëzime të politikave për çështjet e migracionit, dhe do të kontribuojë në iniciativa më të gjera duke zgjeruar kështu më tej partneritetin në lidhje me migracionin.

1Të gjitha referencat ndaj Kosovës duhet të kuptohen si në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1999) dhe pa paragjykim ndaj statusit të Kosovës”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)