24 Prill 2024

Ekipet për shpëtim nga Kosova kanë filluar operacionet e shpëtimit

Fier, 2 dhjetor - Ekipet për shpëtim dhe ekspertët për vlerësimin e situatës të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nisur sot në mëngjes me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, kanë mbërritur në qytetin e Fierit  të Republikës së Shqipërisë, ku kanë filluar operacionet e shpëtimit.

Ekipet tona të shpëtimit janë pritur nga drejtori i Emergjencave Civile të Shqipërisë, z.Shemsi Prenqi dhe bashkërisht do të veprojmë në ndërhyrje për shpëtim në vendet më të prekura në rajonin e Fierit.

Një pjesë e ekipit tonë, i cili është i përgatitur sipas standardeve evropiane nga projekti  “IPA Flood” dhe në kuadër të këtij programi është duke vepruar me ekipin homolog shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është duke kryer operacione në fshatin Novosellë të Fierit.

Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.

Ky është intervenimi i dytë i Agjencisë për Menaxhim Emergjent i Republikës së Kosovës në rajon, pas ndihmës që i kanë dhënë Republikës së Maqedonisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)