28 Mars 2024

Edhe Policia e Kosovës me aktivitete në mbrojtje të planetit Tokë

Prishtinë, 23 prill - Policia e Kosovës ka njoftuar se do te organizoj disa aktiviteteve që Policia do t'i realizojë, me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Këto aktivitete do të realizohen në disa rajone policore, ku do të angazhohen zyrtar policor të profileve të ndryshme, përfshirë edhe njësitet kufitare me barkë, të cilat do të vendosen në liqenin e Badovcit.

Në aktivitetin e parapara tek liqeni i Badovcit do të marrin pjesë edhe menaxhmenti i lartë i PK-së, të cilët do të angazhohen në dhënien e kontributit të tyre në pastrimin e natyrës,  liqenit dhe ambientit përreth.

Policia e Kosovës përmes angazhimit të vet, dëshiron të reflektojë tek të gjithë qytetarët në mbrojtjen fundamentale të planetit Tokë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)