16 Prill 2024

E vërteta mbi SHIK-un kërkohet nga AKI-ja

Prishtinë, 30 maj - Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, pritet që gjatë muajit të ardhshëm të marrë ftesë për t’u paraqitur në Kuvendin e Kosovës, për të dhënë shpjegime mbi prezencën e shërbimeve partiake në vend.

Shkak për thirrjen e tij nga autoritetet e organit më të lartë legjislativ në vend do të jetë raporti i fundit i Komitetit Kombëtar për Politikë të Jashtme të Amerikës, i cili në fillim të këtij muaji ka dalë me konstatimin se Shërbimi Informativ i Kosovës është ende duke vepruar në Kosovë- shkruan në numrin e sotëm Koha Ditore.

Gazeta shkruan se SHIK-u që zyrtarisht ishte shpallur i shuar një ditë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, është i njohur si shërbim i afërt me partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës, Gani Geci, e sheh të nevojshme që shefi i AKI-së të japë versionin zyrtar, nëse vërtet është shuar SHIK-u, apo ende është duke vazhduar të funksionojë në mënyrë jolegale.

“Nëse një organizatë e huaj vjen nga përtej Atlantikut dhe konfirmon se në Kosovë funksionon SHIK-u, atëherë edhe ne si mekanizma përgjegjës për shërbime inteligjente, ose duhet t’i demantojmë, ose t’i konfirmojmë zyrtarisht ato që thonë të tjerët për këtë shërbim”, ka deklaruar Geci.

Në raportin e Komitetit amerikan, i cili është publikuar së fundmi, është theksuar se kjo strukturë edhe më tej është funksionale dhe si e tillë ajo përfiton miliona euro gjatë vitit duke abuzuar qytetarët.

“SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, thuhet në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)