03 Prill 2020

Dy vite burgim për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

Gjilan, 5 nëntor - Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim.

I akuzuari me datë 01.07.2019 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos i’u përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S. D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08.07.2019, ndërron jetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)