28 Mars 2024

“Droga është zero, jeta është një”

Prishtinë, 20 prill -  Policia e Kosovës që nga 1 prilli ka filluar së implementuari Projektin “Droga është zero, Jeta është një”, projekt i cili ka edhe shtrirje rajonale andaj edhe njësia Rajonale e Policisë në Bashkësi në Gjilan në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën e OSBE-së, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe me OJQ- të e interesuara kanë filluar implementimin e këtij projekti bashkë me njësitet e policisë në Bashkësi të Stacioneve Policore të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës ku do të organizohen ligjërata për nxënësit e  klasave të Dhjeta të shkollave të mesme.

Qëllimi i projektit është se duke e parë rrezikun e përdorimit dhe abuzimin me substanca narkotike kjo dukuri e shëmtuar po ndikon dukshëm në rritjen e kriminalitetit veçanërisht të Delikuencës së të miturve dhe formave tjera të kriminalitetit por edhe po manifestohet me pasoja të rënda për shëndetin e tyre. Ekipe të përgatitura mirë nga policia në bashkësi do tu bashkëngjiten ligjëratave nëpër shkolla të mesme anë e këndë rajonit të Gjilanit ku qëllimi i projektit është:

    * Avancimi dhe ruajtja e shëndetit të shoqërisë veçanërisht të të rinjve që mundë të jenë viktima.
    * Do të botohen materiale në formë fushate për rrezikun nga drogat.
    * Formimi i një rinie të shëndoshë përmes porosive edukuese.
    * Senzibilizimi i opinionit për pasojat-efektet nga përdorimi i drogave.
    * Parandalimi i dukurisë së përdorimit të substancave narkotike.

Njësitet Policore të Policisë në Komunitet pranë stacioneve policore të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës do të angazhohet maksimalisht që realizimi i këtij projekti të jetë sa më i suksesshëm dhe ndihma e tyre do të jetë e pakursyer në këtë realizim duke shpjeguar edhe anën ligjore që në fakt rrjedh nga ligji penal i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)