25 Prill 2024

Dogana zbulon 1000 fishek

Prishtinë, 23 dhjetor - Dje rreth orës 18:00 gjate ekzaminimit të një ngarkese në pikëkalimin kufitar të Vërmicës nga ana e oficereve doganor janë zbuluar municione të fshehura.

Gjatë kontrollimit te njërës prej  pakove që gjendej ne këtë maune është bere zbulimi i 20 paketimeve LUGER me plumba 9 mm nga 50 cope në secilin paketim, që gjithsej janë 1000 cope.

Pas kësaj është bërë kontrollimit detal i kabinës se kamionit dhe zbrazëtirave te jashtme te kamionit, kurse  për shkak te pamundësisë se kontrollimit detal të tërë ngarkesës, mauna është ndaluar për kontroll gjatë ditës së sotme, kontroll i cili është duke vazhduar.

Fishekët e zbuluar (1000 cope) i janë dorëzuar policisë kufitare në Vermice për procedim te mëtutjeshëm. Për këtë rast kanë filluar hetimet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)