25 Prill 2024

Dogana zbulohen 44.500 euro në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 14 janar - Në orët e pas ditës oficerët doganor kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar një udhëtar ku gjate kontrollit është vërejtur se pasagjeri barte me vete një sasi te konsiderueshme te mjeteve monetare.

Ky udhëtar sipas doganes është futur në kanalin e gjelbërt që nënkupton se nuk ka asgjë për të deklaruar, Dogana së bashku me Policinë e Kosovës kanë selektuar udhëtarin për kontroll.

Kontrollimi i bagazhit nuk ka hasur në asnje gjë perveq gjerave personale.

Por pas kontrollit të çantës së krahut, oficerët doganor kanë gjetur një sasi te mjeteve monetare të cilat pala nuk i ka deklaruar.

Shuma totale e te hollave të gjetura eshte 44,500 Euro.

Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës  dhe rregullores 2004/02 pika 9.1 dhe 9.4.

Me kete rast pales i ndalohen përkohesisht 25% të shumës totale dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)