28 Mars 2024

Dogana konfiskon rreth 3500 litra alkool pa banderola

Prishtinë, 2 qershor - Prishtine, 02 Qershor 2010 -  Sot Dogana e Kosovës ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kane kryer një aksion, ne lagjen Kodra e trimave në Prishtine, ky aksion është organizuar pasi dyshohet që në atë lokacion gjendeshin mallra të kontrabanduara nga Serbia, respektivisht alkool.

Pas dyshimeve fillestare se ne ketë lokacion kishte te mallrave te kontrabanduara Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kane bere kontrollin e njërës shtëpi private ne ketë lagje, me ç’rast kane zbuluar pije alkoolike te llojeve te ndryshme, me origjine nga Serbia, te cilat kane qene pa banderola, disa me banderola te Serbisë, por kishte edhe te pa etiketuara, qe nuk dihej fare origjina e tyre.

Gjate këtij aksioni njësit e Doganës kanë konfiskuar sasi te konsiderueshme te Alkoolit pa banderola.

Sasia e zbuluar ishte rreth 3500 cope pije alkoolike (vere, rum, likere etj)  me vlerë afro 10.000 €uro, kjo sasi menjëherë është konfiskuar nga Dogana dhe do te trajtohet konform dispozitave për mallrat e konfiskuara, kurse ndaj palës përgjegjëse ne procedure do te iniciohet kallëzim penal konform dispozitave te nenit 300 te Kodit Doganor dhe Akcizave ne Kosovë.

Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)