29 Mars 2024

Dogana kapë 5.3 kg sustancë narkotike

Prishtinë 17 maj -  Mbrëmë oficerët doganor në PKK Vërmicë në hyrje, kanë ndaluar një  automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar si dhe në automjet gjendeshin gjithsejt 4 persona. Automjeti në fjalë është profilizuar për kontroll detajor në vijën e dytë.

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontrolli i përbashkët me Policinë e Kosovës ku automjeti është selektuar për kontroll të vijës se dytë. Gjatë kontrollit të automjetit ne  ulëset e pasme është hasur ne dy qanta ku janë gjetur pese (5) qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Gjate kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet e dhuruara nga EXBS (Fibroskopi, Busteri) ku pas përfundimit është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike  që  është diku rreth 5.335 kg.

Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e dyshuar. Oficerët doganor kanë vazhduar me  kontroll detale dhe të përbashkët me Policinë e Kosovës por nuk është gjetur diçka tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)