25 Prill 2024

Dogana ka pasur bashkëpunim me EULEX-in gjatë kontrollit

Prishtinë, 17 dhjetor - Dje, sipas urdhrit të prokurorisë speciale të EULEX-it, Dogana e Kosovës iu ka nënshtruar një kontrolli dhe si rezultat i këtij kontrolli janë marrë dokumente lidhur me importin e produkteve të duhanit për vitin 2008.

Gjatë kohës së ushtrimit të kontrollit, Dogana ka ofruar dokumentet e kërkuara nga EULEX-i  si dhe vullnetarisht ju ka ofruar dokumente shtesë lidhur me këtë rast, e gjithë kjo është bërë me qëllim për sqarimin e rrethanave sa më shpejt që është e mundur.

Dogana e Kosovës thekson se lidhur me këtë rast ka pasur kontakte dhe bashkëpunim të vazhdueshëm edhe më herët me komponentën e EULEX-it në Doganë si dhe Zyrën ligjore të  EULEX-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)