19 Prill 2024

DnV: Përleshje fizike në Graçanicë, dy arrestime në Kllokot

Prishtinë, 22 tetor - Në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar.

Një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.

Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e Gradanska Iniciativa për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)