19 Prill 2024

Divizioni për të Huaj nga e hëna fillon me aplikim online

Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.

Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj,  eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.

Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminet online.

Linku për termine është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

https://mpb.rks-gov.net/



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)