28 Mars 2024

Diplomoi gjenerata 2018 e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 25  qershor  -  Në kazermën "Skënderbeu" të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj u zhvillua ceremonia e diplomimit të kadetëve ,,Gjenerata 2018’’ të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. Pas diplomimit, me gradë nëntogeri u graduan gjithsejtë 11 oficerë të rinj të cilët me sukses mbaruan shkollimin katër vjeçar për udhëheqje në Qendrën për Studime Universitare dhe atë akademik  në Universitetin Amerikan në Prishtinë.

Në aktin e veçantë të diplomimit të kadetëve, morën pjesë: ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, zëvendës ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve, gjeneral major Timothy Orr, zëvendës komandanti i KFOR-it, gjeneral major Janos Csombock, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për FSK, gjeneral brigade Ralf Hoffman, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Irfete Spahiu si dhe gjeneral e oficerë të FSK-së, KFOR-it, familjarë të kadetëve etj.

Pas pjesës ceremoniale, pritjes së ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, rreshtimit të kadetëve, intonimit të himnit shtetëror, fjalën e rastit e mbajti ministri Berisha i cili me këtë rast, para të pranishmëve tha se sot është ditë e veçantë për FSK-në, por edhe për atë si ministër sepse, në këtë ceremoni po  diplomojnë  dhe po gradohen 11 kadetë të ,,Gjeneratës 2018’’ të QSU-së të FSK-së.

Në vazhdim ministri Berisha tha: ,,Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare ju keni kaluar nëpër sfida të shumta të cilat falë  punës, angazhimit dhe vendosmërisë ju keni përfunduar me sukses dhe nga sot po gradoheni me gradën e nëntogerit. Gradimi i juaj në oficer të FSK-së po bëhet në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të FSK-së, kur edhe pritet qe kjo Forcë ti avancoj kapacitetet operacionale dhe ta ndryshoj misionin e saj. Ky standard i arritur është një shembull i qartë i zhvillimit dhe progresit që po e bënë  FSK-ja me  profesionalizëm dhe në arritje të standardeve më të larta ushtarake të NATO-së .’’

Në fund të fjalës së tij, ministri Rrustem Berisha iu drejtua kadetëve; ,,Të  dashur kadet, nuk ka mision më të shenjtë sesa kontributi për vlerat e lirisë dhe sigurisë andaj ju dëshiroj suksese  në këtë rrugëtim, po ashtu një falënderim i veçantë edhe për familjet e juaja të cilat ju kanë qëndruar dhe mbështetur në vazhdimësi’’.

Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu,  foli mbi detyrat, rolin dhe rëndësinë e oficerëve në institucionin tonë, me ç’rast tha: ,,Të jesh oficer është detyrë jo e lehtë, që përkon me shumë sfida dhe përgjegjësi. Dhe sa më lartë që shkoni në karrierë, privilegjet tuaja rriten por njëherit edhe përgjegjësitë dhe detyrat tuaja shumëfishohen. Jo më kot thuhet që një lider duhet të jetë, të dijë dhe të bëjë. Të jetë me vlera ushtarake dhe atribute mentale, fizike e emocionale; të dijë aftësitë ndër-personale, konceptuale, teknike dhe taktike, si dhe të bëjë influencimin, drejtimin dhe përmirësimin e vartësve të vet. Prandaj, Juve kadetë të nderuar, ky betim jo vetëm që do të ju ngarkoj me përgjegjësi, por do të ju jep forcë dhe vullnet për ta realizuar ëndrrën tuaj’’.

Në fund të fjalës së saj, gjeneral Spahiu theksoi: ,,I nderuar gjeneral Rama, unë ju garantoj se QSU dhe KDS do të vazhdojnë me përkushtim të reformojnë dhe avancojnë programet, të rrisin kualitetin dhe standardin e mësim-dhënies dhe mësim-nxënies, me qëllim që të nxjerrin oficer të përgatitur, të motivuar dhe profesional. QSU ishte dhe vazhdon të mbetet institucioni edukativo-arsimor kredibil ngase gjatë këtyre viteve, ajo ka dëshmuar gatishmërinë, përkushtimin dhe disiplinën për të përmbushur misionin e saj. Nga kjo qendër kanë dalë shumë oficerë të rinj, të cilët tashmë janë pjesë e çdo angazhimi dhe njësie të suksesshme, shkollimi i të cilëve është bërë sipas standardeve të NATO-së.’’

Gjatë ceremonisë,  diplomat për të sapo diplomuarit i ndanë: ministri Rrustem Berisha, gjeneral major Timothy Orr, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe komandanti i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, kapiten Vegim Krelani.

Prej 11 kadetëve të sapo diplomuar ishte edhe kadeti Premtim Shaqiri, prej sot nëntoger në FSK, i cili u  dekorua me ,,Medalje’’ për rezultate të larta në përvetësimin e programit akademik, si dhe u graduan me gradën nëntoger edhe: Klevis Elezaj, Bajram Geci, Defrim Kurti, Kreshnik Dreshaj, Valdrin Pollomi, Arlind Osmani, Meriton Haxholli, Erblin Çoçaj, Shkelqim Raci dhe Argjend Lokaj. 

Nga sot Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 11 oficerë të rinj të cilët  shërbimin do ta fillojnë me gradën nëntoger dhe se do të sistemohen në detyrat e punës, në të gjitha njësitë e FSK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)