25 Prill 2024

Dhomat e Specializuara vazhdojnë deri sa BE të njoftojë për përfundimin e mandatit

Prishtinë, 26 nëntor - Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (‘Dhoma Kushtetuese’) nxori sot aktgjykimine saj mbi referimin e amendamenteve të propozuara të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës (‘Kushtetuta’), për  Dhomat  e  Specializuara  dhe  Zyrën  e  Prokurorit  të  Specializuar.  

Dhoma  Kushtetuese  vendosi  se amendamentet  kushtetuese  të  propozuara  pakësojnë  të  drejtat  dhe  liritë  e  garantuara  prej  Kapitullit  II  të Kushtetutës.

Amendamentet kushtetuese u propozuan më 24 gusht 2020 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës dhe në vijim Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ia përcolli ato Dhomës për vlerësim paraprak, në përputhje me nenin 144(3) të Kushtetutës.

Në aktgjykimin e saj Dhoma Kushtetuese vlerësoi amendamentet kushtetuese të propozuara duke u kushtuar vëmendjen e duhur kontekstit dhe veçorive specifike të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.  

Dhoma  Kushtetuese  gjithashtu  konfirmoi  se  në  pajtim  me  nenin  162(3)  të  Kushtetutës,  kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Po  kështu,  Dhoma  Kushtetuese  theksoi  se  në  pajtim me  nenin  162 (13)  dhe  (14)  të  Kushtetutës,  mandati  i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)