25 Prill 2024

Dënohet për marrje ryshfetit

Gjilan, 5 dhjetor - Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. B., në kohëzgjatje prej një viti burgim dhe dënim me gjobë në shumën njëmijë euro. 

I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar ryshfet në shumën prej 2.000 euro nga i dëmtuari A. E., në mënyrë që të bëjë pagesën nga llogaria e komunës për shpronësimin e tokës në vlerë prej 65.072 euro.

Me këto veprime i akuzuarit ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjykata ka dënuar me një vit burgim dhe 1.000 euro gjobë, gjithashtu të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim. 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)