29 Mars 2024

Dëmtohen zyret e Lëvizjes në Kamenicë

Prishtinë, 6 shkurt - Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar sot në mëngjes zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kamenicë.

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje sipas se ciles aktivistët, i kanë gjetur sot zyret në një gjendje me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë.

"Një akt i tillë, nuk po ndodhë për herë të parë karrshi Lëvizjes Vetëvendosje! Por as ky, as ata të mëhershmit nuk e kanë zmbrapsur as trembur Lëvizjen dhe aktivistët e saj."

"Dëmtimi i zyreve është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik".

"Ne e ftojmë policinë që ta zbardhë këtë rast. Sulmuesve ua bëjmë të qartë se këto imtësira, saso të shëmtuara nuk na ndalojnë as punën, as hovin dhe as qëllimin për të cilin angazhohemi", thekson Vetëvendosje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)