10 Dhjetor 2019

Delegacioni i Gjyqësorit të Maqedonisë, vizitoi Gjykatën Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 10 tetor - Në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjatë ditës kryetari i gjykatës Bashkim Hyseni, me bashkëpunëtor, kanë pritur në takim një delegacion të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të kryesuesit dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë, kryetarit të Gjykatës Themelore në Shkup, gjyqtar dhe bashkëpunëtor të tjerë.

Gjatë këtij kryetari i gjykatës Bashkim Hyseni, para të pranishmëve shpalosi të arritura dhe rezultatet finale në zbatimin e projektit SMIL,. 

Qëllimi i këtij takimi nga gjyqësori i Republikës së Maqedonisë, u realizua me qëllim të marrjes së përvojave dhe informatave në zbatimin e projektit Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), pasi të njëjtit kanë shprehur interesimin e tyre për të filluar me zbatimin e një projekti të ngjashëm në gjyqësorin e Maqedonisë.

Delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë, gjatë kësaj vizite u njoftuan për së afërmi me zbatimin e këtij projekti në praktik, duke filluar nga pranimi i shkresave dhe regjistrimi i tyre, deri në ekspedim.

Projekti SMIL, ka filluar së implementuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga viti 2017, ndërsa aktualisht në këtë gjykatë janë të regjistruara 100% të lëndëve penale dhe civile dhe të njëjtat procedohen tërësisht në mënyrë elektronike nga gjyqtarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2019 - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson platformën "Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë organizon konferencën për përmirësimin e cilësisë me temë "Mbështetja në të ushqyerit me gji nëpër QMF". (Hotel Sirius. ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi lidhur reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon 'Ditët e hapura me qytetarë të Pejës" ku do të takojë në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t'i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës,, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit "Traumatologjia e sistemit osteomuskular" e autorit, Prof.dr. Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

kryetari i degës së PDK-së në Prizren z.Shaqir Totaj, nesër mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store Adresa, Rruga e Tiranës -Prizren, ora 13:00)   

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi me temë "Lufta për meditje - politikat kundërthënëse të qeverisë për udhëtimet zyrtare. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban takim lidhur në të cilin do të diskutojë situatdn aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishem zërin e andtaresisë të cilën përfaqësojnë. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 15:00) 

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën hapur te titulluar “Metodologjia e re per zgjërim: pengesë apo inspirim”. (Swiss Diamond, ora 18:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon koktejin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Venus” në afërsi të Lipjanit, ora 18:00)